Bota

Një person humb jetën, dhjetëra të tjerë plagosen pasi avioni i Singapore Airlines përfshihet në turbulencë

Avioni ku ndodheshin 211 udhëtarë dhe 18 persona nga ekuipazhi, ka hyrë në turbulenca të forta në hapësirën ajrore në rajonin ku ndodhin stuhitë tropikale

Zeynep Katre Oran  | 21.05.2024 - Përdıtësım : 22.05.2024
Një person humb jetën, dhjetëra të tjerë plagosen pasi avioni i Singapore Airlines përfshihet në turbulencë

Ankara

Një person ka humbur jetën dhe mbi 30 udhëtarë të tjerë janë plagosur si pasojë e përfshirjes në turbulencë të avionit të kompanisë Singapore Airlines i cili fluturonte nga Londra, kryeqyteti i Britanisë drejt Singaporit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Daily Mail, në një deklaratë të bërë nga Singapore Airlines thuhet se avioni me numër udhëtimi "SQ321" që shkonte nga Londra drejt Singaporit, kreu ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Suvarnabhumi në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, në 15:45 me orën lokale.

Avioni ku ndodheshin 211 udhëtarë dhe 18 persona nga ekuipazhi, ka hyrë në turbulenca të forta në hapësirën ajrore në rajonin ku ndodhin stuhitë tropikale.

Për shkak të përfshirjes së avionë në turbulencë, një udhëtar humbi jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën, njoftohet në deklaratën ku thuhet se "Singapore Airlines përcjell ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit".

Edhe institucioni transmetues me qendër në Tajlandë, 3PlusNews, ka bërë të ditur se ekipet e situatës së urgjencës ofruan ndërhyrje mjekësore për të prekurit nga incidenti.

Planifikohej që avioni të ulej në 18:10 me orën lokale në aeroportin Singapur Changi.

Po ashtu bëhet e ditur se disa udhëtarë u plagosën në këmbë gjatë turbulencës.

Udhëtarët e plagosur u dërguan nga ekipet shëndetësore në spitalin Samitivej Srinakarin në Bankok.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın