Bota

Një numër i kufizuar kamionësh me ndihma kalojnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah

Kamionët që u nisën nga Egjipti dhe kaluan përmes pikës kufitare Rafah, po mbahen në pikën kufitare Kerem Abu Salim (Kerem Shalom) në anën izraelite për kontrolle sigurie

Alban Agushi  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 09.10.2025
Një numër i kufizuar kamionësh me ndihma kalojnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah

Ankara

Një numër i kufizuar kamionësh të ngarkuar me ndihma humanitare kanë hyrë në pikën kufitare Rafah nga Egjipti për në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Kamionët që u nisën nga Egjipti dhe kaluan përmes pikës kufitare Rafah, po mbahen në pikën kufitare Kerem Abu Salim (Kerem Shalom) në anën izraelite për kontrolle sigurie.

Në pamje shihen kamionët me ndihma humanitare që janë vënë në pritje në pikën kufitare Rafah, kalimin e tyre nga kontrolli i sigurisë dhe hyrja në pikën kufitare.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur plotësisht kalimet e Gazës, duke bllokuar konvojet e ushqimit dhe ndihmës dhe duke thelluar kushtet e urisë në enklavë.

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.