Bota

Tre të vrarë dhe 34 të plagosur nga sulmet e Izraelit në kryeqytetin sirian Damask

Media shtetërore siriane tha se avionët luftarakë kryen sulme në Kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Pallatin Presidencial.

Betül Yılmaz  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Tre të vrarë dhe 34 të plagosur nga sulmet e Izraelit në kryeqytetin sirian Damask

Stamboll

Të paktën tre persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën të mërkurën pasi ushtria izraelite nisi një valë të re sulmesh ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se avionët luftarakë kryen sulme në Kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Pallatin Presidencial, të njohur si Qasr al-Shaab, në kryeqytet.

Radioja Ushtarake e Izraelit konfirmoi se një “sulm paralajmërues” u krye pranë Pallatit Presidencial në Damask.

Videot që po qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentet e sulmeve izraelite në Damask, me re tymi që ngrihen nga zona.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu kryen disa sulme ajrore në provincën jugperëndimore Daraa dhe qytetin Qatana në afërsi të Damaskut, tha SANA.

Sulmet erdhën menjëherë pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua për “goditje të dhimbshme” ndaj Damaskut.

“Sulmet e dhimbshme kanë filluar”, tha Katz ndërsa ndau një video që tregonte një prezantuese të kanalit sirian të lajmeve SyriaTV gjatë një transmetimi kur një shpërthim i fuqishëm shihet pas saj, duke tronditur transmetimin.

Sipas transmetuesit publik të Izraelit, KAN, ushtria izraelite ka goditur gati 160 objektiva në Siri që nga mbrëmë, shumica e tyre në qytetin jugor Suwayda.

KAN tha se shefi i ushtrisë Eyal Zamir ka urdhëruar transferimin e forcave nga Rripi i Gazës në Lartësitë e pushtuara të Golanit të Sirisë.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore në territorin e Sirisë që nga e marta, veçanërisht në Suwayda, në shkeljen e fundit të sovranitetit të vendit mbi pretendimet për mbrojtjen e druzëve në Siri.

Sulmet erdhën ndërsa ushtria siriane vendosi forca në provincë për të rivendosur sigurinë dhe për të mbrojtur civilët dhe pronën e tyre, pas përleshjeve midis grupeve të armatosura druze dhe beduine që lanë të paktën 30 të vdekur.

Të mërkurën, Ministria e Brendshme Siriane shpalli një marrëveshje armëpushimi me udhëheqësit druzë në Suwayda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın