Bota

Një i vdekur dhe 29 të plagosur nga tërmeti 6.1 ballë që goditi Turqinë perëndimore

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.

Efe Özkan  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
Një i vdekur dhe 29 të plagosur nga tërmeti 6.1 ballë që goditi Turqinë perëndimore Foto: Mustafa Bikeç / AA

Istanbul

Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, raporton Anadolu.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.

Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur. Ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t'i ndjekë nga afër zhvillimet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın