Një fëmijë tjetër vdes nga uria në Gaza mes rrethimit të vazhdueshëm izraelit
Trupi i 13-vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit të Martirëve Al Aksa në Deir al-Balah, ku të afërmit qanin vdekjen e tij

Shkup
Tamir Shihaiber, një djalë 13-vjeçar palestinez, së fundmi ka humbur jetën nga uria në Gazën qendrore mes bllokadës së Izraelit që vazhdon të kufizojë qasjen humanitare, raporton Anadolu.
Trupi i 13-vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit të Martirëve Al Aksa në Deir al-Balah, ku të afërmit qanin vdekjen e tij.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 188 persona, përfshirë 94 fëmijë, kanë humbur jetën nga uria dhe kequshqyerja që nga tetori i vitit 2023.
Duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61 mijë palestinezë, pothuajse gjysma e tyre gra dhe fëmijë. Fushata izraelite e ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.