Një dyqan bizhuterish në Londër grabitet në mes të ditës
Video pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se grabitja ndodhi para mesditës, kur njëri nga burrat theu xhamat e dyqanit me çekiç
Londër
Dy burra të maskuar grabitën një dyqan bizhuterish në mes të ditës në zonën Richmond, në jugperëndim të Londrës, transmeton Anadolu.
Video pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se grabitja ndodhi para mesditës, kur njëri nga burrat theu xhamat e dyqanit me çekiç.
Megjithëse stafi brenda dyqanit u përpoq të ndalojë grabitjen, ata nuk arritën të pengojnë të dyshuarit që të marrin bizhuteri dhe të largoheshin, ndërsa kalimtarët vëzhgonin.
Më vonë, dyqani u pa me dritaret e thyera të mbyllura me dërrasa, ndërsa biznese pranë konfirmuan se grabitja kishte ndodhur më herët gjatë ditës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
