Bota

Një dron nga konflikti në Malësinë e Karabakut rrëzohet në Iran

Asnjë viktimë nuk është raportuar nga rrëzimi, tha Ali Amiri, guvernatori i qytetit Khoda Afarin në provincën e Azerbajxhanit Lindor

Ekip  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Një dron nga konflikti në Malësinë e Karabakut rrëzohet në Iran

Teheran

Një dron nga konflikti në rajonin e Malësisë së Karabakut sot u rrëzua në Iranin veriperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ali Amiri, guvernatori i qytetit Khoda Afarin në Iran, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA tha se asnjë viktimë nuk është regjistruar nga rrëzimi.

Ai gjithashtu u shpreh se ekspertët iranianë po ekzaminojnë dronin për të identifikuar pronarët dhe lokacionin nga ku ishte ngritur.

Irani dje paralajmëroi Armeninë dhe Azerbajxhanin rreth raketave të rastit nga konflikti i vazhdueshëm në rajonin e Malësisë së Karabakut, duke thënë se siguria e qytetarëve të tij është "vija e kuqe". Kjo erdhi pasi raketat goditën dy fshatra në qarkun Khudaferin, duke plagosur një civil.

Përleshjet e reja kufitare shpërthyen midis dy republikave ish-Sovjetike më 27 shtator, kur Armenia filloi për herë të parë sulmet ndaj vendbanimeve civile dhe që nga ajo kohë ajo ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın