Bota

Një delegacion i ushtrisë serbe për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Gjenerali Mojsilloviq u prit në takim nga homologu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjenerali Gjurçinovski, pas çka pasuan bisedimet zyrtare midis delegacioneve të dy shtabeve të përgjithshme

Husamedın Gına  | 05.02.2020 - Përdıtësım : 06.02.2020
Një delegacion i ushtrisë serbe për vizitë në Maqedoninë e Veriut ( Husamedın Gına - Anadolu Agency )

Shkup

Një delegacion i lartë ushtarak i Serbisë i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Millan Mojsilloviq, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Mojsilloviq, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, u prit në takim nga homologu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjenerali Vasko Gjurçinovski, pas çka pasuan bisedimet zyrtare midis delegacioneve të dy shtabeve të përgjithshme.

Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë së Veriut, Gjurçinovski në takimin me homologun e tij serb theksoi se edhe më tej do të vazhdojnë të kërkojnë forma për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh si një domosdoshmëri për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në rajon.

Nga ana tjetër, siç thuhet në njoftim, Mojsilloviq shprehu mbështetje për përcaktimin strategjik të Maqedonisë së Veriut për “integrimin e saj të plotë në Aleancën e NATO-s që do të përmirësojë edhe situatën e sigurisë rajonale”.

Në të njëjtën kohë, siç thuhet në njoftim, “Mojsilloviq shprehu gatishmërinë e tij për të shkëmbyer përvojat e ushtrisë serbe nga pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse të drejtuar nga OKB-ja dhe BE-ja”.

"Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Serbisë morën pjesë në projekte të përbashkëta rajonale, të tilla si iniciativa B-9 (Konferenca e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit), A-5 (Karta SHBA-Adriatik), SEEDM (Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes midis vendeve të Evropës Juglindore) dhe Iniciativën Task-Forca Mjekësore Ballkanike", thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme, delegacioni i ushtrisë serbe do të vizitojë dhe do të njoftohet me mundësitë e Qendrës së Trajnimit të Pilotëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın