Një delegacion i lartë sirian mbërrin në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë
Raportohet se delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës
Stamboll
Një delegacion sirian i nivelit të lartë mbërriti në Moskë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë rusë, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.
Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA), duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, tha se delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës.
Agjencia nuk dha detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve të delegacionit me zyrtarët rusë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
