Bota

Një britanik në Londër lufton i vetëm për parandalimin e sulmeve me thika

Courtney Barrett, me nismën e tij "Hedhja e thikave në kosh shpëton jetë" ka tërhequr vëmendje me veprimin ku ai shëtit rrugëve duke mbledhur thikat në rajonin Waltham Forest në lindje të Londrës

Hasan Esen  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 16.11.2019
Një britanik në Londër lufton i vetëm për parandalimin e sulmeve me thika ( Hasan Esen - Anadolu Agency )

Londër

HASAN ESEN

Në Britani, numri i krimeve që përshijnë thikat dhe mjete të tjera të mprehta kanë shënuar një rritje serioze në vitin 2019, ndërsa një britanik po lufton me këtë krim duke mbledhur thikat në rajonin ku ai jeton, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS) në Britani mësohet se krimet e kryera me thika përgjatë 12 muajve janë rritur nga 41 mijë në 44 mijë.

Londra zë një vend të rëndësishëm në rritjen e këtyre sulmeve me thika të cilat janë gjithashtu një nga problemet më të rëndësishme në Britani.

Numri i vdekjeve si pasojë e sulmeve me thika në Londër ka qenë 132 për vitin 2018, ndërsa për vitin 2019 ka arritur në 120.

Britaniku Courtney Barrett, babai i katër fëmijëve i shqetësuar nga kjo situatë, kaloi në veprim për të luftuar kundër këtij krimi.

Barrett, me nismën e tij "Hedhja e thikave në kosh shpëton jetë" ka tërhequr vëmendje me veprimin e tij ku ai shëtit rrugëve duke mbledhur thikat në rajonin Waltham Forest në lindje të Londrës. 

Duke folur për AA, Barrett, tha se ka vendosur të kalojë në veprim pasi ai mendon që nuk ka policë të mjaftueshëm nëpër rrugë kundër krimeve me thika.

"Dikush duhej të hidhte një hap dhe duhej të bënte diçka", tha Barrett i cili ka mbrojtur idenë e tij se punimet e qeverisë kundër kësaj problematike janë të pamjaftueshme.

Ai ka shpjeguar se po përpiqet ta bëjë shoqërinë më të mirë dhe se për këtë ka filluar të mbledhë thika në lagjen e tij, ku ndonjëherë troket nëpër dyer dhe ndonjëherë vendos kuti plehrash në rrugë.

Deri më tani më kanë mbështetur rreth 20-30 persona njoftoi Barret duke theksuar se lëvizjen e tij "Hedhja e thikave në kosh shpëton jetë" dëshiron që së shpejti ta përhapë edhe në zonat e tjera të Londrës.

Pasi ka nënvizuar se brenda 12 orëve kanë mbledhur mbi 200 thika, Barret është shprehur se familjet kanë një përgjegjësi të madhe në mbrojtjen e fëmijëve të tyre dhe se shumica e të rinjve i bashkohen bandave sepse familjet e tyre "nuk kanë aftësi prindërore".

Barret shpjegoi se numri i atyre që mbajnë thikë nga frika ka tejkaluar numrin e atyre që mbajnë thika me qëllim të keq. "Familjet nuk e kanë idenë se sa në rrezik janë fëmijët e tyre për të cilët mendojnë që ata janë të sigurtë. Prindërit duhet të kontrollojnë dhomat dhe çantat e fëmijëve të tyre sepse jashtë ndodhin shumë gjëra. Si prindër ne duhet të flasim me fëmijët tanë për krimet e kryera me thika".






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.