Bota

Një avion ushtarak rus rrëzohet në Krime, humbin jetën 29 persona

Ministria ruse e Mbrojtjes e konsideron mosfunksionimin si shkak të rrëzimit të avionit

Elena Teslova  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Një avion ushtarak rus rrëzohet në Krime, humbin jetën 29 persona

Moskë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një nga avionët e saj ushtarakë u rrëzua mbi Gadishullin e Krimesë, ku si pasojë humbën jetën 29 persona, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se në bord kishte 23 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

"Gjatë një fluturimi të planifikuar mbi gadishullin e Krimesë më 31 mars rreth orës 18:00 sipas kohës së Moskës, humbi komunikimi me avionin e transportit ushtarak An-26", tha ajo.

Një ekip kërkim-shpëtimi gjeti vendin e rrëzimit të avionit An-26 dhe nuk kishte të mbijetuar.

Një komision nga ministria po punon në vendin e rrëzimit. Nuk janë gjetur prova të ndikimit të jashtëm në avion ndërsa shkaku paraprak i incidentit është një mosfunksionim teknik, vuri në dukje ministria.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın