Bota

Një avion në Australi bëri ulje emergjente në një fushë golfi

Dy burra i kanë shpëtuar lëndimeve të rënda pasi avioni i tyre i lehtë bëri një ulje dramatike emergjente në një fushë golfi të dielën pasdite.

Dzihat Aliju  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Një avion në Australi bëri ulje emergjente në një fushë golfi

Shkup

Një avion i vogël ka bërë ulje emergjente në një fushë golfi në Sydney të Australisë, transmeton Anadolu.

Dy burra i kanë shpëtuar lëndimeve të rënda pasi avioni i tyre i lehtë bëri një ulje dramatike emergjente në një fushë golfi të dielën pasdite.

Aeroplani i lehtë Piper Cherokee bëri një ulje emergjente në fushën e golfit Mona Vale.

Një zëdhënës i Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB) tha se në bord të aeroplanit ndodheshin një instruktor piloti dhe një student kur ai bëri ulje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın