Bota

Një avion luftarak indian rrëzohet gjatë shfaqjes ajrore në Dubai, humb jetën piloti

Avioni luftarak "Tejas" u rrëzua rreth orës 14:10 sipas kohë lokale, njoftoi transmetuesi indian NDTV

Riyaz Khaliq Khaliq  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Një avion luftarak indian rrëzohet gjatë shfaqjes ajrore në Dubai, humb jetën piloti

Istanbul

Një avion luftarak indian u rrëzua gjatë një shfaqjeje ajrore në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku si pasojë humbi jetën piloti, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore Indiane (IAF), transmeton Anadolu.

"Një avion 'Tejas' i IAF-së u aksidentua sot gjatë një shfaqjeje ajrore në 'Dubai Air Show'. Piloti pësoi lëndime fatale në aksident", tha IAF në një deklaratë.

Duke shprehur thellësisht keqardhje për humbjen e jetës, ajo tha se IAF "qëndron fort me familjen e të ndjerit në këtë kohë pikëllimi".

IAF do të "përcaktojë shkakun e aksidentit", shtoi deklarata. Më parë, videot në mediat sociale treguan avionin duke u rrëzuar në Panairin Ajror të Dubait, duke nxjerrë tym të madh.

Sipas transmetuesit indian NDTV, përplasja ndodhi rreth orës 14:10 sipas orës lokale përpara se tymi i dendur të përfshinte vendin në aeroportin ndërkombëtar "Al Maktoum".

Avioni është zhvilluar nga "Hindustan Aeronautics Limited" dhe incidenti në shfaqjen ajrore Dubai shënon rrëzimin e dytë që përfshin një avion "Tejas" në më pak se dy vjet, thuhet në raport.

Në mars të vitit të kaluar, një avion luftarak "Tejas" u rrëzua në shtetin perëndimor të Rajasthanit në Indi, aksidenti i parë i tillë në historinë 23-vjeçare të avionit që nga fluturimi i tij i parë provë në vitin 2001 ndërsa piloti kishte katapultuar në mënyrë të sigurt, shtoi IAF.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.