Një avion i Air France bën ulje emergjente në Gjermani për shkak të një problemi teknik
Një avion i Air France që udhëtonte nga Bejruti për në Paris bëri ulje emergjente në aeroportin e Mynihut të dielën vonë, për shkak të një problemi teknik
Stamboll
Një avion i Air France që udhëtonte nga Bejruti për në Paris bëri ulje emergjente në aeroportin e Mynihut të dielën vonë, për shkak të një problemi teknik, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i aeroportit të Mynihut, Robert Wilhelm tha se avioni transmetoi një kod të përgjithshëm emergjence në një lartësi prej 40 mijë këmbësh mbi Gjermaninë jugore përpara se të devijonte në Mynih në vend të Parisit, sipas të përditshmes gjermane "Bild".
"Avioni i Air France bëri ulje emergjente të sigurt në pistën jugore në orën 20.19 të mbrëmjes. Nuk u kërkua asnjë ndërhyrje nga aeroporti dhe të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të zbrisnin në mënyrë të sigurt", i tha Wilhelm gazetës.
