Bota

Një automjet përplas këmbësorët në Gjermani, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Policia e qytetit Trier, në një deklaratë bëri të ditur se automjeti ka plagosur shumë persona pasi ka hyrë në një rrugë të mbyllur për trafikun e mjeteve

Erbil Başay  | 01.12.2020 - Përdıtësım : 02.12.2020
Një automjet përplas këmbësorët në Gjermani, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Berlin

Dy persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një automjet përplasi këmbësorët në qytetin Trier në rajonin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Trier, në një deklaratë në rrjetet sociale bëri të ditur se automjeti ka plagosur shumë persona pasi ka hyrë në një rrugë të mbyllur për trafikun e mjeteve.

Ndërkohë në deklaratë është bërë thirrje që të qëndrohet larg vendit të ngjarjes.

Sipas lajmit të SWR të lidhur me kanalin e parë televiziv gjerman ARD, në ngjarje kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Më tej në lajm thuhet se drejtuesi i automjetit është arrestuar. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın