Bota

Një anije e madhe luftarake shihet pranë anijeve të Flotiljes Globale "Sumud" që u nisën për në Gaza

Flotilja, e cila po lundron për të sfiduar bllokadën e Gazës nga Izraeli, njoftoi se anijet e saj tani janë rreth 225 kilometra larg nga Rripi i Gazës

Rania R.a. Abushamala  | 01.10.2025 - Përdıtësım : 01.10.2025
Një anije e madhe luftarake shihet pranë anijeve të Flotiljes Globale "Sumud" që u nisën për në Gaza

Stamboll

Një anije e madhe luftarake u pa herët mëngjesin e sotëm pranë Flotiljes Globale "Sumud" që shkonte në Gaza, ndërsa organizatorët e saj raportuan një gjendje gatishmërie të lartë në det, transmeton Anadolu.

Kontakti është rivendosur me anijen "Alma" pasi humbi për një kohë të shkurtër, tha një gazetar i Al Jazeera-s në bord të flotiljes.

Sipas gazetarit, një anije izraelite iu afrua vetëm pesë metrash anijes "Alma", anijes kryesore në flotilje dhe bllokoi të gjitha sistemet e saj të komunikimit, si dhe motorin e saj, duke i bërë ato jofunksionale.

Ai shtoi se pjesëmarrësit në bordin e anijes "Alma" hodhën telefonat e tyre në det në përputhje me protokollet e përcaktuara të sigurisë.

Korrespondenti më vonë raportoi se anija izraelite ishte larguar nga zona, duke i lejuar flotiljes të rifillonte rrugën e saj drejt brigjeve të Rripit të Gazës.

Flotilja, e cila po lundron për të sfiduar bllokadën e Gazës nga Izraeli, njoftoi se anijet e saj tani janë rreth 225 kilometra larg nga Rripi i Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın