Bota

Një grup shtetas turq të ndaluar nga Izraeli arritën në pikën kufitare me Jordaninë për t'u kthyer në Turqi

Aktivistët u sollën në pikën e kalimit të Urës së Mbretit Hussein (Allenby) midis Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Jordanisë

Faruk Hanedar, Enes Canlı  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Një grup shtetas turq të ndaluar nga Izraeli arritën në pikën kufitare me Jordaninë për t'u kthyer në Turqi

Jericho

Një grup qytetarësh turq, të cilët u ndaluan ilegalisht nga Izraeli në Flotiljen Globale "Sumud", të cilën Izraeli e sulmoi, arritën në pikën kufitare të Bregut Perëndimor për t'u kthyer në Turqi nëpërmjet Jordanisë, raporton Anadolu.

Aktivistët u sollën në pikën e kalimit të Urës së Mbretit Hussein (Allenby) midis Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Jordanisë. Automjetet e transportit të të burgosurve që transportonin aktivistë të mbajtur në burgun Ketziot në Izraelin jugor kaluan drejt pikës kufitare.

Izraeli ndaloi në mënyrë të paligjshme 480 aktivistë nga Flotilja Globale "Sumud" në ujëra ndërkombëtare.

Katër parlamentarë italianë u liruan ditën e parë ndërsa të shtunën, 137 aktivistë, 36 prej të cilëve turq, u evakuuan nga Izraeli me një aeroplan të "Turkish Airlines" të siguruar nga Turqia. Të dielën, 29 aktivistë u dërguan në Spanjë ndërsa të hënën 171 aktivistë u dërguan në Greqi dhe Sllovaki.

- Flotilja Globale "Sumud"

Flotilja Globale "Sumud", e cila ishte në rrugë për të thyer bllokadën izraelite dhe për të shpërndarë ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke kapur ilegalisht dhjetëra anije dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.

Flotilja Globale "Sumud" është flotilja më e madhe deri më tani e nisur në formë masive për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.