Bota

Një delegacion nga Parlamenti turk vizitë në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Harmonizimin me BE-në në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes, ndërkohë në nisje të takimit delegacioni është përshëndetur nga kryeministri Rama

Fatjon Cuka  | 26.02.2025 - Përdıtësım : 27.02.2025
Një delegacion nga Parlamenti turk vizitë në Shqipëri Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Albania

Anëtarët e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke u takuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, ndërkohë në nisje të takimit delegacioni u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit anëtarët e komisionit parlamentar turk të kryesuar nga Burhan Kayatürk

Pjesë e takimit ishin edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, si dhe disa deputetë anëtarë e grupit të miqësisë me Türkiyen në Kuvendin e Shqipërisë.

Në nisje të takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, delegacioni turk është përshëndetur nga kryeministri Rama.

"Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Türkiyes, në të gjitha aspektet e nivelet, dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar me Asamblenë e Madhe Kombëtare, mes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe në nivele të larta", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se gjatë takimit u diskutua edhe "mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si objektiv strategjik kombëtar i Shqipërisë, dhe mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës".

Delegacioni i Parlamentit turk është takuar edhe më përfaqësues të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.