Bota

Një varkë me migrantë përmbyset në lumin Sava në Kroaci, të paktën një i vdekur

Sipas informacioneve fillestare, në varkë ndodheshin 13 persona ndërsa 10 janë nxjerrë nga uji deri më tani

Zlatan Kapic  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Një varkë me migrantë përmbyset në lumin Sava në Kroaci, të paktën një i vdekur Foto: Arkiv / AA

Sarajevë

Një varkë që mbante një grup migrantësh u përmbys herët sot në lumin Sava pranë Slavonski Brodit në Kroaci, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve fillestare, në varkë ndodheshin 13 persona. Deri më tani, 10 janë nxjerrë nga uji, një person ka vdekur dhe një po i nënshtrohet reanimacionit.

"Policia reagoi menjëherë pasi morëm informacion në lidhje me incidentin rreth orës 5:00 të mëngjesit. Së bashku me shërbime të tjera, u vumë në ndihmë të viktimave. Disa persona u nxorën nga uji, njëri për fat të keq ka vdekur, ndërsa një tjetër po i nënshtrohet reanimacionit. Të tjerët kishin hipotermi dhe u dërguan në spital", tha zëdhënësja e policisë Kata Nujiq.

Të lënduarit gjenden në një spital lokal ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se gjendja e tyre do të bëhet e ditur pas trajtimit mjekësor.

Gjatë kërkimit është përdorur dron ndërsa lundrimi në zonën e kërkimit në lumin Sava u pezullua përkohësisht.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın