Bota

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet lindjen e largët të Rusisë

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor e SHBA-së tha se valët e "rrezikshme" ishin të mundshme përgjatë brigjeve brenda 300 kilometrave nga epiqendra

Efe Özkan  | 13.09.2025 - Përdıtësım : 13.09.2025
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet lindjen e largët të Rusisë

Stamboll

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi Lindjen e Largët të Rusisë në orën 6:37 të mëngjesit me kohën lokale, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e dridhjes ishte në brigjet e qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e Krai Kamchatka të Rusisë, në një thellësi prej 39.5 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor e SHBA-së tha se valët e "rrezikshme" ishin të mundshme përgjatë brigjeve brenda 300 kilometrave nga epiqendra.​​​​​​​​

Petropavlovsk-Kamchatsky strehon bazën e nëndetëseve Rybachiy të Marinës Ruse dhe bazën ajrore Yelizovo të forcave ajrore.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme.

Autoritetet ruse lëshuan një paralajmërim për cunami përgjatë vijës bregdetare të rajonit Kamchatka, duke i vendosur shërbimet në gatishmëri të lartë dhe duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave të prirura ndaj cunamit.

Më 30 korrik, ndodhi tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë me magnitudë 8.8 në gadishull dhe shkencëtarët rusë regjistruan më shumë se 100 lëkundje pasuese me magnitudë më shumë se 5 pas dridhjes parësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın