Një tërmet 5.8 ballë godet provincën kineze Xinjiang
(USGS) tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 15:44 (07:44 GMT), në një thellësi prej 10 kilometrash në qarkun Tumxuk të provincës
Stamboll
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur pjesët jugore të provincës veriperëndimore kineze Xinjiang, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 15:44 (07:44 GMT), në një thellësi prej 10 kilometrash në qarkun Tumxuk të provincës.
Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme kur mbërritën raportet e fundit nga tërmeti.
Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës, raportoi agjencia shtetërore kineze Xinhua, magnituda e tërmetit ishte 6 ballë.
Mediat kineze raportuan se tërmeti goditi edhe qarkun Aheqi në prefekturën autonome Kizilsu Kyrgyz në Xinjiang.
