Një tërmet 5,1 ballë godet Japoninë lindore
- Tërmeti ndodhi në Paqësor në një thellësi prej rreth 50 kilometrash

Karaçi
ANKARA (AA) - Një tërmet me magnitudë prej 5,1 ballësh ka goditur prefekturën lindore Ibaraki të Japonisë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), transmeton Anadolu.
Tërmeti ndodhi në Paqësor në orën 4.13 të mëngjesit sipas kohës lokale të enjten në një thellësi prej rreth 50 kilometrash.
Ndërkohë, nuk u lëshua paralajmërim për cunami, raportoi Kyodo News me seli në Tokio.
Nuk pati raportime për viktima ose shkatërrime infrastrukturore.