Një shpërthim trondit bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Halepit në Siri
Autoritetet siriane ende nuk kanë lëshuar deklaratë në lidhje me shpërthimin.

Damaask/Stamboll
Një shpërthim ndodhi sot në një bazë ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Halepit në Sirinë veriore.
Grumbuj tymi u ngritën në vendin e shpërthimit, duke mbuluar shpejt qiellin mbi disa zona të qytetit të Halepit, sipas korrespondentit të Anadolut.
Shpërthimi shkaktoi shqetësim të gjerë në Halep.
Autoritetet siriane ende nuk kanë lëshuar deklaratë në lidhje me shpërthimin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.