Një organizatë bamirëse shpërndau ndihma në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza
- Organizata humanitare ofroi ushqime të ngrohta për palestinezët që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve izraelite.

Shkup
SHKUP (AA) - Një organizatë bamirësie u ofroi ndihmë palestinezëve në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Gazën qendrore, raporton Anadolu.
Organizata humanitare ofroi ushqime të ngrohta për palestinezët që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve izraelite.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 6.860 persona dhe ka plagosur 24.220 të tjerë, duke shkelur armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavën palestineze.