Një i vrarë dhe katër të plagosur si pasojë e një sulmi rus në Kiev
Sulmi shkaktoi zjarre dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa të zyrave, në një magazinë dhe në çatinë e një pallati
Kiev
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka bërë të ditur se një sulm me raketa ruse në Kiev ka rezultuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër personave të tjerë, përfshirë një fëmijë, transmeton Anadolu.
Sulmi shkaktoi zjarre dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa të zyrave, në një magazinë dhe në çatinë e një pallati.
Shërbimet e urgjencës kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje, duke njoftuar se të gjitha zjarret janë shuar.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit 2022, gati tre vite më parë.
