Bota

Një grup nga organizata terroriste PKK asgjëson armët

- Anëtarët e PKK-së asgjësuan armët e tyre duke i hedhur në një kazan të madh të mbushur me zjarr.

Muhammet Kurşun, Bekir Aydoğan  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 14.07.2025
Një grup nga organizata terroriste PKK asgjëson armët

Sulaymaniyah

SULAYMANIYAH (AA) - Një grup nga organizata terroriste PKK asgjësoi armët në qytetin irakian të Sulaymaniyah, raporton Anadolu.

Të mbledhur në një shpellë në kufijtë e vendbanimit Sordash pranë qytetit Sulaymaniyah, grupi i PKK-së doli me armët e tyre dhe erdh në zonën ku ndodheshin njerëzit.

Këtu, anëtarët e PKK-së asgjësuan armët e tyre duke i hedhur në një kazan të madh të mbushur me zjarr.

Në zonën ku ndodhi ky akt, ishin të pranishëm zyrtarë nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), forcat e sigurisë të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, anëtarë të Partisë DEM nga Turqia, pjesëmarrës nga disa organizata të shoqërisë civile dhe anëtarë të medias.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
PKK
Bu haberi paylaşın