Një grua nga Zvicra humb jetën pas sulmit të peshkaqenit në Australi
Autoritetet thanë se shërbimet e emergjencës u thirrën në mëngjes në plazhin Kylies pas raportimeve për dy persona të kafshuar nga një peshkaqen
Istanbul
Një turiste zvicerane ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një sulm peshkaqeni në Bregun Verior të Mesëm në Australi, transmeton Anadolu.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se shërbimet e emergjencës u thirrën në mëngjes në plazhin Kylies pas raportimeve për dy persona të kafshuar nga një peshkaqen.
Gruaja e re, e cila ende nuk është identifikuar zyrtarisht, ndërroi jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, një person 26-vjeçar u transportua me helikopter në spital në gjendje "serioze, por të qëndrueshme".
"Besohet se çifti ishin vizitorë nga Zvicra", tha policia, duke shtuar se plazhi mbetet i mbyllur.
