Bota

Një foshnjë 6-muajshe vdes nga uria në Gaza

Sipas burimeve mjekësore, fëmija, i identifikuar si Judi al-Arur, vuante nga kequshqyerja e rëndë dhe peshonte vetëm dy kilogramë në kohën e vdekjes.

Shpetim Hiseni  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Një foshnjë 6-muajshe vdes nga uria në Gaza

Shkup

Një foshnjë palestineze gjashtëmujore ka vdekur nga uria në Gazën veriore, njoftuan sot zyrtarët lokalë të shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve mjekësore, fëmija, i identifikuar si Judi al-Arur, vuante nga kequshqyerja e rëndë dhe peshonte vetëm dy kilogramë në kohën e vdekjes.

Trupi u dërgua në morgun e Spitalit Al-Shifa, ku të afërmit e pikëlluar u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 193 palestinezë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, midis të cilëve 96 fëmijë.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Gaza për 18 vjet dhe, që nga 2 marsi, ka mbyllur të gjitha kalimet, duke bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe duke përkeqësuar kushtet për popullsinë prej 2,4 milionë banorësh të territorit.

Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës, Izraeli ka lejuar vetëm 843 kamionë me ndihma që nga 27 korriku – shumë më pak se 6.000 kamionët e nevojshëm për të përmbushur nevojat e përditshme të banorëve gjatë këtyre dhjetë ditëve.

Izraeli është përballur me reagime në rritje për shkak të luftës së tij shkatërruese në Gaza, ku më shumë se 61.000 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një pad për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın