Bota

Një faqe e librit vizatimor të Spiderman-it shitet për 3,36 milionë dollarë

Bëhet fjalë për faqen e botimit të vitit 1984

Islam Doğru  | 15.01.2022 - Përdıtësım : 17.01.2022
Një faqe e librit vizatimor të Spiderman-it shitet për 3,36 milionë dollarë

New York

Një faqe e librit vizatimor të Spiderman-it është shitur për 3,36 milionë dollarë në një ankand në Dallas të Teksasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për faqen e 25-të të botimit të vitit 1984 të librit vizatimor "Spiderman".

Çmimi fillestar ishte 330.000 dollarë, kurse në ditën e parë të ankandit, faqja u shit për më shumë se tre milionë dollarë.

Në të njëjtën ditë, një nga numrat më të vjetër të librit vizatimor "Spiderman" u shit për 3,18 milionë dollarë.

Identiteti i klientit nuk është bërë i ditur.

Rekordi i mëparshëm për vlerën e një faqeje të një libri vizatimor amerikan ishte 657.250 dollarë. Kjo ishte faqja e botimit të vitit 1974 "The Incredible Hulk".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın