Bota

Një dyqan fast food-i në Iran qëndron vetëm një ditë i hapur

Filiali i kompanisë së njohur të fast food-it Kentucky Fried Chicken (KFC) që ishte hapur një ditë më parë në Teheran u mbyll pas aktivitetit një ditor

Ahmet Dursun  | 04.11.2015 - Përdıtësım : 04.11.2015
Një dyqan fast food-i në Iran qëndron vetëm një ditë i hapur

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Filiali i kompanisë së njohur të fast food-it Kentucky Fried Chicken (KFC) që ishte hapur një ditë më parë në Teheran u mbyll pas aktivitetit një ditor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë të lajmeve gjysmë zyrtare Tasnim u theksua filiali i parë i KFC në Teheran është mbyllur nga ana e policisë me arsyetim se është e paautorizuar.

Në lajmin e shpallur javën e kaluar nga Tasnim ishte theksuar se qeveria e Iranit e kishte lejuar KFC të hapë një filial të quajtur "KFC hallall iranian". Në lajm gjithashtu ishte theksuar se edhe një kompanie tjetër amerikane e fast food-it, Burger King i ishte lejuar që të veprojë në vend.


  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın