Një avion luftarak francez "Mirage-2000" rrëzohet në Ukrainë
- “Mbrëmjen e 22 korrikut 2025, një avion luftarak ‘Mirage-2000’ përjetoi një defekt teknik gjatë një misioni stërvitor”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Moskë
MOSKË (AA) - Forcat Ajrore të Ukrainës thanë sot se një avion francez “Mirage-2000” u rrëzua në rajonin Volyn të vendit, transmeton Anadolu.
“Mbrëmjen e 22 korrikut 2025, një avion luftarak ‘Mirage-2000’ përjetoi një defekt teknik gjatë një misioni stërvitor”, thuhet në një deklaratë në Telegram.
Piloti njoftoi menjëherë kontrollin e trafikut ajror dhe ndoqi procedurat e emergjencës, duke u hedhur me sukses nga avioni, shtoi deklarata.
Sipas Forcave Ajrore, ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë gjetur pilotin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk janë raportuar viktima ose dëme në tokë.
Një komision i posaçëm është krijuar për të hetuar shkakun e incidentit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.