Bota

Niveli i ujit në liqenin Qaraoun të Libanit arrin nivelin më të ulët historik

Qaraoun, një nga liqenet më të mëdha në vend, është ndër zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike, duke u përballur me përkeqësim të thatësirës dhe degradim mjedisor

Ajdin Aliji  | 05.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Niveli i ujit në liqenin Qaraoun të Libanit arrin nivelin më të ulët historik Foto: Houssam Shbaro/AA

Shkup

Niveli i ujit në liqenin Qaraoun të Libanit, i vendosur në rajonin jugor të Luginës Beqaa ka rënë në nivelin më të ulët historik për shkak të reshjeve të pamjaftueshme dhe valës së nxehtë që po intensifikohet këtë vit, raporton Anadolu.

Qaraoun, një nga liqenet më të mëdha në vend, është ndër zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike, duke u përballur me përkeqësim të thatësirës dhe degradim mjedisor.

Zyrtarët, nivelin e ulët e lidhin me rënien e reshjeve të pamjaftueshme dhe temperaturave të larta këtë vit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın