Bota

Nissan tërheq rreth 450 mijë makina nga tregu amerikan

Arsye e tërheqjes së dy modeleve të Nissan është problemi në sistemin e frenimit që mund të shkaktojë zjarr

Nuri Aydın   | 17.11.2019
Nissan tërheq rreth 450 mijë makina nga tregu amerikan

Ankara

Prodhuesi i japonez i makinave Nissan Motor Co. do të tërheqë afër 450.000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të një defekti të frenave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjensia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se vendimi për tërheqjen e automjeteve nga tregu amerikan erdhi pasi u zbulua se hidrauliku e sistemit të frenimit mund të shkaktojë zjarr në automjet.

Rreth 450.000 modele sedanë Murano dhe Maxima që janë prodhuar në katër vitet e fundit do të tërhiqen nga tregu.

Nissan gjithashtu tërhoqi 1,2 milion automjete nga tregu i SHBA-së, Kanadasë, Koresë së Jugut dhe Izraelit në shtator për shkak të një problemi në kamerën që ndihmon shoferin në vozitjen mbrapa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın