Bota, Shëndetësi

Nigeri, mbi 10 milionë njerëz të zhvendosur përballen me pasiguri ushqimore

Komisionerja për refugjatët e Nigerisë, Imaan Sulaiman Ibrahim tha se konfliktet e brendshme fetare dhe etnike që vazhdojnë në vend kanë shkaktuar pasigurinë ushqimore

Adam Abu-bashal  | 03.10.2021 - Përdıtësım : 04.10.2021
Nigeri, mbi 10 milionë njerëz të zhvendosur përballen me pasiguri ushqimore

Abuja

Në Nigeri mbi 10 milionë njerëz të zhvendosur po ballafaqohen me pasigurinë ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisionerja për refugjatët e Nigerisë, Imaan Sulaiman Ibrahim deklaroi se mbi 10 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit po përballen me pasigurinë ushqimore.

Duke e cilësuar pasigurinë ushqimore si një vështirësi globale, Ibrahim vuri në dukje se qeveria do të fillojë një projekt të ri me qëllimin që personat e pambrojtur në vend të kenë qasje në ushqime dhe produktet jo ushqimore për të përmbushur nevojat e tyre emergjente.

Ajo tha se konfliktet e brendshme fetare dhe etnike që vazhdojnë në vend kanë shkaktuar pasigurinë ushqimore. "Këto vështirësi kontribuojnë në brishtësinë sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Gjithashtu prekin në mënyrë disproporcionale gratë, të rinjtë, personat e zhvendosur, emigrantët e parregullt, refugjatët dhe të moshuarit", tha Ibrahim.

Pjesa veriore e Nigerisë, shpesh herë bëhet skenë e konflikteve të dhunshme për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale mes pjesëtarëve të grupit etnik Fulani që merren me blegtori dhe disa fiseve që merren me bujqësi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın