Bota

Nigeri, 50 të vrarë në një sulm të armatosur

Sipas lajmeve në median kombëtare, dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta u përleshën me ushtarët dhe policinë në fshatin Dankade të provincës Kebbi

Adam Abu-bashal  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 18.01.2022
Nigeri, 50 të vrarë në një sulm të armatosur

Abuja

Në shtetin Kebbi të Nigerisë në një sulm të armatosur u vranë 50 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median kombëtare, dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta u përleshën me ushtarët dhe policinë në fshatin Dankade të provincës Kebbi.

Pas përleshjes, 50 persona, mes të cilëve dy ushtarë, humbën jetën nga sulmi i personave të armatosur.

Në sulmin, në të cilin u plagosën shumë njerëz u shkatërruan dhjetëra shtëpi dhe shumë bagëti. Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa shtete nigeriane për shkak të sulmeve të fundit të personave të armatosur me motoçikleta.

Më 4-5 janar më shumë se 200 persona u vranë në bastisjet e kryera nga persona të armatosur në provincën Zamfara.

Megjithëse qeveria e presidentit nigerian, Muhammadu Buhari përpiqet të marrë masa në zona të ndryshme, nuk mund të parandalohen sulmet e organizatave terroriste dhe bandave të armatosura ndaj civilëve, rrëmbimet për shpërblim dhe sulmet në shkolla.

Presidenti Buhari, i cili i shpalli bandat e armatosura si terroriste në vend, urdhëroi që të gjendeshin autorët menjëherë pas sulmit në Zamfara, gjithashtu mori vendimin për shtimin e trupave në provincë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın