Bota

Nigeri, 5 të vrarë dhe 40 të rrëmbyer në një sulm në xhami

Forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe kanë filluar hetimet

Erdoğan Çağatay Zontur  | 23.11.2020 - Përdıtësım : 23.11.2020
Nigeri, 5 të vrarë dhe 40 të rrëmbyer në një sulm në xhami

Abuja

Të paktën pesë besimtarë u vranë dhe 40 të tjerë u rrëmbyen kur persona të armatosur sulmuan një xhami në Nigerinë veriperëndimore, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi nga bandat e armatosura ndodhi në një xhami në shtetin Zamfara. Në mesin të rrëmbyerve është dhe imami i xhamisë. 

Muhammed Shehu, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Zamfara, tha se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe filluan hetimet.

Në veriperëndim të vendit regjistrohen përplasje të herëpashershme midis popullit Fulani, një prej grupeve më të mëdha etnike të shpërndara gjerësisht në Afrikën Perëndimore, dhe fiseve fqinje.

Fulani, të cilët migrojnë në jug për të kullotur bagëtitë e tyre, pretendojnë se fermerët janë përpjekur të vjedhin kafshët e tyre dhe të sulmojnë njerëzit e tyre.

Grupet e armatosura ndonjëherë përfitojnë nga konfliktet dhe organizojnë sulme.

Gati dy mijë njerëz kanë humbur jetën në rajon, ndërsa mijëra janë zhvendosur.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të "ndërprerjes së armiqësive" nga grupe të ndryshme në gusht të vitit 2019, më shumë se dy mijë pjesëtarë dorëzuan armët e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın