Bota

"Ngjarjet e vitit 1915 përdoren për të mbjellur urrejtje kundër Turqisë"

"Turqia dhe Armenia duhet të diskutojnë rreth kësaj çështjeje pa kushtëzime dhe hapur me mbështetjen e shkencëtarëve", ka thënë eksperti gjerman, Christian Johannes Henrich

Servet Günerigök  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 04.07.2020
"Ngjarjet e vitit 1915 përdoren për të mbjellur urrejtje kundër Turqisë"

Washington

Akuzat për gjenocid armen rreth ngjarjeve të vitit 1915 janë duke u përdorur nga diaspora armene dhe politikanët perëndimorë për të mbjellë urrejtje kundër Turqisë, ka thënë një shkencëtar politik gjerman, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para Fondacionit të Sigurisë Turko-Amerikane me qendër në New York (TASFO), Dr. Christian Johannes Henrich, drejtor i Qendrës së Kërkimit për Evropën Juglindore dhe komitetit drejtues në Gjermani, tha se qeveritë dhe parlamentet e vendeve të tjera duhet të qëndrojnë larg kësaj teme.

"Turqia dhe Armenia duhet së pari të diskutojnë rreth kësaj çështjeje dhe pyetjet e lidhura me pretendimet pa kushte dhe hapur me mbështetjen e shkencëtarëve", tha Henrich.

"Kjo çështje është duke u përdorur nga diaspora armene dhe disa politikanë perëndimorë për të ngjallur zemërim kundër Turqisë. Ekziston një racizëm strukturor anti-islamik në vendet perëndimore i cili ushqehet dhe kujdeset nga njerëz të ndryshëm", shtoi ai.

Në heshtjen në botën e krishterë për vrasjet e turqve dhe muslimanëve gjatë viteve 1915-1923, Henrich rikujtoi se kryeministri i parë i Armenisë, Johanes Katchaznouni, konfirmoi mizoritë kundër turqve, kurdëve dhe arabëve në Anadollin Lindor aso kohe.

"Ai e bazoi këtë në besimin e verbër në Rusi. Megjithatë, këto pjesë të rrëfimit janë të fshehura. Ju vështirë se do të gjeni një libër të një autori perëndimor që përmend viktimat muslimane përmes masakrave armene dhe ruse", shtoi ai.

Qëndrimi turk për ngjarjet e vitit 1915

Pozicioni i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin Lindor u bë kur disa ia mbajtën anën rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Ndërsa shpërngulja e mëvonshme e armenëve rezultoi me viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e këtyre incidenteve si "gjenocid", duke i përshkruar ato si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë çështje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.