Bota

Nga rrëshqitjet e dheut në Polinezinë Franceze humbin jetën 7 persona

Të paktën 7 persona humbën jetën në rrëshqitjet e dheut në ishullin e Tahitit, në Polinezinë Franceze, një koloni e Francës në Paqësorin Jugor

Şeyma Yiğit  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Nga rrëshqitjet e dheut në Polinezinë Franceze humbin jetën 7 persona

Ankara

Të paktën 7 persona humbën jetën në rrëshqitjet e dheut në ishullin e Tahitit, në Polinezinë Franceze, një koloni e Francës në Paqësorin Jugor, transmeton Anadolu.

Presidenti francez Emmanuel Macron ndau një mesazh mbështetjeje për familjet e prekura nga fatkeqësia në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.

Macron deklaroi se shtatë persona humbën jetën në rrëshqitjen e dheut dhe se kishte të zhdukur. Ai falënderoi ekipet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e sigurisë për përpjekjet e tyre.

Një rrëshqitje dheu ndodhi gjatë natës në ishullin e Tahitit, në Polinezinë Franceze në Paqësorin Jugor. Autoritetet lokale paralajmëruan për rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.