Bota

Nga një shpërthim në SHBA humbin jetën 3 persona, dëmtohen dhjetëra shtëpi

- Mike Connelly, zyrtari i zjarrfikëses në një deklaratë konfirmoi se shpërthimi i ndodhur për arsye ende të paqarta ka shkaktuar dëme në rreth 40 shtëpi

Sümeyye Dilara Dinçer  | 11.08.2022 - Përdıtësım : 11.08.2022
Nga një shpërthim në SHBA humbin jetën 3 persona, dëmtohen dhjetëra shtëpi

Ankara

ANKARA (AA) - Tre persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një shtëpi në qytetin Evansville në rajonin Indiana të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mike Connelly, zyrtari i zjarrfikëses në një deklaratë konfirmoi se shpërthimi i ndodhur për arsye ende të paqarta ka shkaktuar dëme në rreth 40 shtëpi.

Connelly tha se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën tre persona dhe se kjo shifër mund të rritet.

Po ashtu u nda informacioni se nuk është e sigurt hyrja në ndërtesat e dëmtuara.

Lidhur me shpërthimin ka nisur një hetim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın