Bota

New Yorku përjeton ditët më të nxehta që nga viti 1888

- Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), pjesët lindore të SHBA-së kanë qenë nën ndikimin e një vape përvëluese që nga dje.

Alban Agushi  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
New Yorku përjeton ditët më të nxehta që nga viti 1888

Ankara

NEW YORK (AA) - Vala e fortë e të nxehtit që ka vënë nën ndikimin lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të ndikojë negativisht në jetën e 160 milionë njerëzve, raporton Anadolu.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), pjesët lindore të SHBA-së kanë qenë nën ndikimin e një vape përvëluese që nga dje. Ndërsa termometrat në New York City arritën në 37.7 gradë Celsius, temperatura në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar "Kennedy" arriti 38 gradë në mesditë.

Pas paralajmërimeve se temperaturat mund të arrijnë 40 gradë në zonën metropolitane të New Yorkut, qytetarët blenë ftohës të rinj ajri ndërsa qytetarët në rrugë u përpoqën të freskohen me spërkatjen e ujit në formë shatërvani.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın