New York, vazhdojnë protestat kundër Zyrës së Imigracionit
Mes forcave të sigurisë dhe protestuesve u shënuan tensione ndërsa një protestues u ndalua gjatë demonstratave

Ankara
Protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Los Angeles të SHBA-së vazhdojnë edhe në qytetin New York, raporton Anadolu.
Forcat e Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) u pozicionuan në pritje dhe vendosën barrikada në zonën e protestës.
Gjatë demonstratës së zhvilluar protestuesit brohoritën slogane në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Mes forcave të sigurisë dhe protestuesve u shënuan tensione ndërsa një protestues u ndalua gjatë demonstratave.