Bota

New York Times publikon video mbi vrasjen e Khashoggit

Në një video e cila në mënyrë kronologjike tregon vrasjen brutale të Khashoggit, thuhet se ekipi 15 anëtarësh që mbërriti nga Arabia Saudite në Stamboll, i vendosi një kurth Khashoggit

Kemal Karadağ  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 18.11.2018
New York Times publikon video mbi vrasjen e Khashoggit

Ankara

ANKARA (AA) – Gazeta amerikane New York Times publikoi një video në faqen e saj të internetit, e cila përmban detaje mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggy, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video e cila në mënyrë kronologjike tregon vrasjen brutale të Khashoggit, thuhet se ekipi 15 anëtarësh që mbërriti nga Arabia Saudite në Stamboll, i vendosi një kurth Khashoggit.

Në të theksohet se Khashoggi ishte njëri nga personalitetet që kritikonte autoritetet saudite, si dhe princin e kurorës, Mohammed bin Salman.

Në tekst qëndron gjithashtu se mediat turke pas vrasjes së gazetarit kanë dhënë dëshmi të cilat flasin për lidhjet e autoriteteve saudite me vrasjen në fjalë.

Në videon e publikuar shfaqen fotografi dhe video të 15 personave që kanë lidhje me vrasjen, ndërsa për disa nga ata, thuhet se kanë lidhje me princin bin Salman.

Mes tjerash, thuhet se kjo është një vrasje me paramendim, gjegjësisht, se Khashoggi është sulmuar pas hyrjes në godinën e konsullatës në Stamboll. Trupi i tij më pas u gjymtua dhe është nxjerrë nga konsullata.

Në incizimin e publikuar, nënvizohet se kryesuesi i aksionit për vrasjen e Khashoggit, ishte zyrtari saudit i Sigurisë, Mahir Abdulaziz Mutreb.

Ai, theksohet më tej, pas kryerjes së vrasjes zhvilloi një bisedë telefonike, në të cilën personit në anën tjetër të lidhjes i thotë: "Thuaji shefit, puna është kryer".

Khashoggi, kolumnist në gazetën The Washington Post, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javësh mohime për përfshirjen në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Deri tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın