New York, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të nxehtësisë ekstreme
- Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë pesë lagjet e qytetit

Shkup
SHKUP (AA) - Qyteti i New Yorkut dhe zona përreth Tri-State po përballen me një valë të nxehti gjithnjë e më të fuqishme, raporton Anadolu.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NWS), temperaturat e ajrit arritën në 32 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa temperatura e perceptuar u rrit mbi 38 gradë Celsius për shkak të lagështisë së lartë.
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë pesë lagjet e qytetit.
Qytetarët, për shkak të motit të nxehtë, u dyndën në pishina për t'u freskuar.
Statuja e Lirisë u incizua në perëndim të diellit.