Bota

New York, policia arreston dhjetëra persona gjatë protestës së mosbindjes civile në zyrën e senatorit Schumer

Duke veshur bluza të zeza me mesazhin “Lëreni Gazën të jetojë”, protestuesit mbanin pankarta që shkruanin “Hebrenjtë thonë: Ndaloni armatosjen e Izraelit”, “Le të hyjë ndihma tani” dhe “Hebrenjtë për lirinë palestineze”

Abdulbesar Ademi  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
New York, policia arreston dhjetëra persona gjatë protestës së mosbindjes civile në zyrën e senatorit Schumer Foto: Mostafa Bassim/AA

New York

Oficerët e policisë së New Yorkut kanë arrestuar dhjetëra aktivistë pas një proteste të mosbindjes civile në ndërtesën e zyrës së senatorit amerikan, Chuck Schumer, në Manhattan në New York, raporton Anadolu.

Demonstrata, e udhëhequr nga aktivistë dhe aleatë hebrenj, kërkoi ndërprerjen e mbështetjes amerikane për luftën në Gaza.

Duke veshur bluza të zeza me mesazhin “Lëreni Gazën të jetojë”, protestuesit mbanin pankarta që shkruanin “Hebrenjtë thonë: Ndaloni armatosjen e Izraelit”, “Le të hyjë ndihma tani” dhe “Hebrenjtë për lirinë palestineze”.

Për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës ushqimore në thellim në enklavën e rrethuar palestineze, demonstruesit goditën tenxhere dhe tiganë bosh derisa brohoritnin slogane duke përfshirë "Lëreni Gazën të jetojë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.