New York, avioni përplaset me një kamion në aeroportin "LaGuardia", humbin jetën 2 persona
Një avion i Air Canada u përplas me një kamion zjarrfikës në një pistë në aeroportin "LaGuardia" të New Yorkut të dielën vonë, ku humbën jetën piloti dhe bashkëpiloti ndërsa dy të tjerë u plagosën
Stamboll
Një avion i Air Canada u përplas me një kamion zjarrfikës në një pistë në aeroportin "LaGuardia" të New Yorkut të dielën vonë, ku humbën jetën piloti dhe bashkëpiloti ndërsa dy të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.
Sipas raportit të CNN që citon një zyrtar të zbatimit të ligjit, përplasja ndodhi rreth orës 23:40 me orën lokale, kur një fluturim i Jazz Aviation që operonte në emër të Air Canada goditi një automjet të Shpëtimit dhe Zjarrfikjes së Aeroplanëve të Autoritetit Portual që ishte dërguar në një incident tjetër, tha Autoriteti Portual i New Yorkut dhe New Jers-it.
"Protokollet e reagimit emergjent u aktivizuan menjëherë", tha një zëdhënës duke shtuar se "Aeroporti është aktualisht i mbyllur për të lehtësuar reagimin dhe për të lejuar një hetim të plotë".
Dy persona në kamionin e zjarrfikësve u plagosën të cilët po iu përgjigjeshin një fluturimi aty pranë pas raportimit për një erë të panjohur në kabinën e pilotit, tha zyrtari. Air Canada tha se avioni CRJ-900 mbante 72 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, sipas një liste paraprake.
Aeroporti "LaGuardia" u mbyll të dielën vonë pas incidentit.
Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një ndalesë tokësore për të gjitha nisjet për në "LaGuardia" për shkak të emergjencës, me mbylljen në fuqi deri në orën 18:00. Mundësia e një zgjatjeje u rendit si e lartë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
