New York, mbahet vrapimi në Empire State Building i sponsorizuar nga Turkish Airlines
Në kategorinë për meshkuj fitoi Wai Ching Soh nga Malajzia me kohën 10 minuta e 46 sekonda ndërsa Cindy Harris nga SHBA-ja ishte fituese në kategorinë për femra me kohën 14 minuta e 1 sekondë
New York
Rreth 200 garues nga 24 vende morën pjesë të martën në vrapimin në kullën Empire State Building, të sponsorizuar nga Turkish Airlines, raporton Anadolu Agency (AA).
Në garën e parë dhe më të famshme të vrapimit në kullë në botë, vrapuesit ngjitën 1.576 shkallë ose 320 metra lartësi të kullës deri në katin e 86-të, të rrokaqiellit të pestë më të lartë në SHBA në ngjarjen e 43-të vjetore.
Në kategorinë për meshkuj fitoi Wai Ching Soh nga Malajzia me kohën 10 minuta e 46 sekonda ndërsa Cindy Harris nga SHBA-ja ishte fituese në kategorinë për femra me kohën 14 minuta e 1 sekondë.
Fituesve iu dhanë bileta të hapura nga kompania ajrore turke, Turkish Airlines.
Fondacioni i Stambollit për Arsim dhe Solidaritet për Personat me Aftësi të Kufizuara (IZEV) me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Turqisë mori pjesë në garë me dy atletë për të tërhequr vëmendjen për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Një nga sportistët që iu bashkua garës si përfaqësues i IZEV ishte 61-vjeçari Kemal Ozdemir, i cili është me aftësi të kufizuara fizike dhe tjetri ishte Mert Onaran, një sportist i përfshirë në projekte të përgjegjësisë sociale.
Kreu i IZEV-it, Hakan Kural tha për AA se ata morën pjesë në garën për sensibilizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.