New York, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës
Demonstruesit brohoritën me slogane dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrime pro-palestineze si "Palestina e lirë", "Shpëtoni Gazën".

New York
Një grup mbështetësish të Palestinës në SHBA, mbajtën protestë në New York me qëllim për të tërhequr vëmendje ndaj sulmeve të Izraelit kundër Gazës, raporton Anadolu.
Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së "New York Times" në New York në kuadër të "Ditës së Përkujtimit të Gazës".
Pas protestës, demonstruesit marshuan drejt Times Square, Bryant Park dhe Bibliotekës Publike të New Yorkut.
Gjatë marshimit protestues, demonstruesit brohoritën me slogane dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrime pro-palestineze si "Palestina e lirë", "Shpëtoni Gazën", ndërsa tërhoqën vëmendjen paralajmërimet e bëra nga policia ndaj protestuesve.