Bota

"Nevojiten ide të reja për të zgjidhur problemet e vjetra në Lindjen e Mesme"

"Kemi nevojë për ide të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra", tha Pompeo

Betül Yürük  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
"Nevojiten ide të reja për të zgjidhur problemet e vjetra në Lindjen e Mesme" ( Atılgan Özdil - Anadolu Agency )

New York

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka deklaruar se për të zgjidhur ‘problemet e vjetra‘ në Lindjen e Mesme ka nevojë për ‘ide të reja‘, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa kundër Iranit duke pretenduar se pas embargos që përfundon në vitin 2020 Irani do të "jetë i lirë" dhe se do të "krijojë probleme të reja".

Pompeo gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Lindjen e Mesme ka folur mbi "shkeljet e marrëveshjes bërthamore" të Iranit dhe konfiskimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

"Ne ndjekim nga afër embargon e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit, e cila do të përfundojë në tetor 2020, dhe kufizimet e udhëtimit për Qasem Soleimani (Komandant i Forcës së Kudsit të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit). Mund ta ndjekë edhe e gjithë bota. Në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme, në seksionin lidhur me Iranian ne kemi një orë që numëron. Koha po mbaron për të kufizuar kapacitetin e forcimit të regjimit terrorist të Iranit. Komuniteti ndërkombëtar ka kohë të mjaftueshme të shohë dhe parandalojë trazirat e reja që do të krijojë Irani kur të jetë i lirë", tha Pompeo, duke akuzuar Iranin për shkaktimin e ‘terrorizmit dhe trazirave' në Siri, Irak, Jemen dhe Liban.

Ai theksoi se nevojitet një bashkëpunim i madh në Lindjen e Mesme për zgjidhjen e problemit të Sirisë, Jemenit, Libisë dhe Iranit.

"Kemi nevojë për ide të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra", tha Pompeo.

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit, ndaj një pyetjeje lidhur me tankerin e pretenduar që transportonte naftë bruto nga Irani në Siri, Pompeo është përgjigjur se SHBA në kuadër të sanksioneve do të hedhë çdo lloj hapi për të penguar që Irani të dërgojë naftë në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın