Netanyahu u përgjigj 1.788 herë me fjalët "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes në pyetje për korrupsion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj 1.788 herë duke thënë "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes së tij të parë në pyetje në një gjyq për korrupsion

Kuds
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj 1.788 herë duke thënë "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes së tij të parë në pyetje në një gjyq për korrupsion, transmeton Anadolu.
Netanyahu e përshkroi marrjen e tij të parë në pyetje të martën si "një shaka" pasi u paraqit në gjykatë për herë të parë gjashtë muaj më parë në çështjen e tij të korrupsionit, raportoi "The Jerusalem Post".
Marrja në pyetje e kryeministrit izraelit u përqendrua në akuzat se ai mori një total prej 195 mijë dollarësh puro dhe shampanjë të shtrenjtë nga producenti i filmave të Holivudit, Arnon Milchan dhe biznesmeni James Packer dhe bizhuteri me vlerë 3.100 dollarë për gruan e tij Sara.
"Të gjithë kanë humbje të kujtesës herë pas here, madje edhe unë", tha Netanyahu duke shtuar se ai iu përgjigj prokurorit, Yonatan Tadmor 1.788 herë me fjalët "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes në pyetje.
- Rastet e korrupsionit të Netanyahut
Më 21 nëntor 2019, prokurori i përgjithshëm Izraelit, Avichai Mandelblit kërkoi që të hapen tre raste të veçanta korrupsioni kundër Netanyahut, duke e akuzuar atë për "ryshfet, tradhti të besimit dhe shpërdorim të detyrës për qëllime personale".
Seanca e parë dëgjimore e Netanyahut, i cili bëri histori si kryeministri i parë izraelit që u gjykua gjatë kohës sa ishte në detyrë, u mbajt më 24 maj 2020, në Gjykatën e Qarkut të Kudsit.
Netanyahu u paraqit për herë të parë para një gjyqtari për të dëshmuar më 10 dhjetor 2024, në Gjykatën e Qarkut të Tel Avivit.
Ai është në gjyq për akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës në tre raste të veçanta korrupsioni të njohura si dosjet "1000", "2000" dhe "4000".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.