Bota

Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

Kryeministri izraelit Netanyahu u takua me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Trump, për të diskutuar mbi armëpushimin e arritur në Rripin e Gazës më 10 tetor

Mustafa Deveci  | 10.11.2025 - Përdıtësım : 10.11.2025
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

Ankara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, për të diskutuar mbi armëpushimin e arritur në Rripin e Gazës më 10 tetor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e kryeministrit thuhet se takimi midis Netanyahut dhe Kushnerit filloi në zyrën e kryeministrit izraelit në Kudsin Perëndimor.

Nuk janë publikuar detaje lidhur me përmbajtjen e takimit, në të cilin mori pjesë edhe ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer.

Ndërkohë, në lajmet e mediave lokale u raportua se pritet të diskutohet procesi i armëpushimit në Gaza, i cili ka hyrë në muajin e dytë. Dhëndri i Trumpit, Kushner po zhvillon vizitën e tij të dytë në Izrael që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Kushner vizitoi Izraelin me përfaqësuesin special të Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pas armëpushimit të 10 tetorit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın